Shameti: Ja pse do ishte qesharak vazhdimi i 'Ballkanit të Hapur'

21:52, 03/07/2023
A+ Aa A-

Sokol Shameti gazetar, i ftuar në 'Çim Peka Live' komentoi mbylljen e 'Open Ballkan' teksa argumentoi se sa qesharak do ishte vazhdimi e kësaj nisme, ku t’i bëhej ftesë Kosovës, hajde të hapim ne tregjet tona për mallrat serbe, të lëv izin dhe të qarkullojnë lirisht terroristët serb të hynë e të dalin në të gjithë Kosovën.

Mbyllja e 'Ballkanit Hapur' për mendimin tim erdhi se së pari do ishte anakronike dhe cinike nëse do vazhdonte mbahej hapur, pasi 'Ballkani Hapur' ishte , nëse mund të themi në kohën e shkuar, një inisiativë që mund te funksiononte vetëm me kriterin e egzistencës së paqes dhe besimit mes vendeve qe marrin pjesë në të. Imagjinoni një samit të 'Ballkanit të Hapur', ta zëmë se do zhvillohej javën e ardhshme dhe do merrnin pjesë Vuçiç, Rama dhe ndoshta Abazoviç, etj, dhe çfarë do thuhej atje? Që po ftojmë të gjitha vendet të marrin pjesë këtu, ftojmë edhe Prishtinën , se ne jemi për qarkullimin e lirë të mallrave, etj.

Ndërkohë, a ka sens kjo? Kur në veriun e Kosovës, Serbia po sponsorizon një shtetrrethim, një sulm ndaj institucioneve, po mbështet organizatat terroriste, po lobon nga të gjitha anët që Kosova te izolohet dhe të sanksionohet, do të donin, pavarësisht se këto nuk janë sanksione, por gjithsesi, sa qesharake do ishte që të vazhdonte ''Ballkani Hapur'' në një situatë të tillë, dhe t'i bëhej ftesë Kosovës, ''hajde të hapim ne tregjet tona për mallrat serbe , të lëv izin dhe të qarkullojnë lirisht terroristët serb, të hynë e të dalin në të gjithë Kosovën, të hynë dhe në Prishtinë me gjithë makinat e tyre me eksploziv dhe armatim''.

E kuptoni sa qesharake do ishte kjo? ''Ballkani i Hapur'' ka shërbyer në njëfarë mënyre për të krijuar idenë dhe për të çimentuar atë që është fakt që Vuçiç dhe Serbia, vendi më i militarizuar i Ballkanit, vendi me ekonominë më të zhvilluar është ai që vendos kur duhet bërë paqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco