Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Rama dekoron Klintonin me fjalët si për Juri Kim: Të dhashë medaljen më të lartë kryeministrore, si Luiza Gega

Rama dekoron Klintonin me fjalët si për Juri Kim: Të dhashë medaljen më të lartë kryeministrore, si Luiza Gega

20:26, 03/07/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, dekoroi ish-presidentin amerikan, me Yllin e Mirënjohjes.

Pasi ka vendosur të privatizojë funksionet e presidentit, duke shkaktuar edhe përplasje me të, Rama i dha ish-presidentit një medalje pa një vlerë të rëndësishme në shtetin shqiptar.

Sa për kujtesë, për herë të fundit, Rama ia dha këtë medalje ish-ambasadores amerikane, Juri Kim.

Madje Rama, duke e motivuar këtë medalje, tha se “ajo ishte më amerikania mes shqiptarëve dhe më shqiptarja mes amerikanëve”.

Po kaq i varfër në fjalor dhe patetik u tregua Rama edhe kur dekoroi ish-presidentin Klinton.

“Ju jeni presidenti më shqiptar që ne mund të gjenim ndonjëherë në Amerikë,” tha Rama.

Më pas, duke i dhënë dekoratën, ai pranoi se kjo është medalja më e lartë që jepet nga kryeministria.

“Nuk ka fjalë që mund të shprehin mjaftueshëm përunjësinë e thellë që ndjej tashmë, duke ju kujtuar me përulje të pranoni Yllin e Mirënjohjes për arritje publike, që është në fakt çmimi më i lartë që jepet nga zyra e kryeministrit dikujt që e meriton këtë mirënjohje,” tha Rama.

Ai tha se këtë medalje e kanë marrë Angela Merkel, Donald Tusk, por edhe Luiza Gega.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco