Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

VIDEO-SYRI TV/ Katër anëtarë të familjes Felaj në Prokurorinë e Tiranës

20:06, 03/07/2023
A+ Aa A-

Tashmë është zyrtare se Prokuroria e Tiranës është tërësisht në dorë të familjes së nënkryetares së Parlamentit, njëherit deputetes socialiste Ermonela Felaj. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar këtë të hënë transferimin e motrës së Ermonela Felajt, Eranda Feljan nga prokuroria e Vlorës në Tiranë. Kështu brenda organit të akuzës në kryeqytet janë tashmë, burri i deputetes, vëllai i Felajt, gruaja e vëllait dhe së fundmi edhe motra e Ermonela Felajt.

Nga SYRI TV

Ndonëse prej ditësh është ngritur si shqetësim për kapjen e prokurorisë së Tiranës nga familja e deputetes socialiste Ermonela Felaj, kjo nuk e ka penguar Këshillin e lartë të prokurorisë të miratojë transferimin e Eranda Felajt nga Prokuroria e Vlorës në hetuesinë e Tiranës. Për transferimin e Eranda Felajt kanë votuar 9 anëtarë të KLP, ku 6 prej tyre kanë votuar pro dhe 3 kundër.

Aktualisht në organin e hetuesisë së Tiranës janë katër familjar të Ermonela Felajt. Këto transferime dhe emërimi të familjes Felaj kanë ndodhur gjatë këtër viteve të fundit.Në mars të vitit 2019, KLP vendosi të emërojë si prokuror në Tiranë përmes një procedure të diskutueshme bashkëshortin e deputetes, Bledar Valikajn, pa kaluar më parë procesin e vetingut.

Me vone Prokuroria e Përgjithshme përzgjodhi pas një procedure konkurruese vëllanë e deputetes, Armando Felaj si oficer të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës. Më pas u transferua edhe kunata e Ermonela Felajt, gruaja e Armandos, Alma Felaj e cila u transferua nga Durrësi në Tiranë, duke e cuar në tre numrin e dinastisë Felaj brenda organit të akuzës së kryeqytetit.

Për këto transferime ka pasur kontestime edhe brenda anëtarësisë së KLP.

Anëtari Sokol Stojani vërejti se në Prokurorinë e Tiranës tashmë ishin bërë shumë anëtarë të së njëjtës familje. Të njëjtin shqetësim e kishte shprehur edhe anëtarja tjetër Nurihan Seiti. Por ky pretendim i Stojanit dhe Seitit u hodh poshtë nga Kryetari i KLP, Alfred Balla i cili u arsyetua se me ndryshimet ligjore të vitit 2021, kjo gjë nuk është e ndaluar ligjërisht.

Megjithëse një fakt i tillë para ndryshimit të iniciuar nga deputetja socialiste ishte ndaluar kategorikisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco