Zusi Kundër mbylljes së 'Open Ballkan': Humbim 100 milion euro në vit

18:39, 03/07/2023
A+ Aa A-

Alban Zusi, kryetar i Shoqatës së Eksportuesve, i ftuar në Task Force me Sonila Meçon, argumentoi qëndrimin e tij pro ''Ballkanit të Hapur'', duke argumentuar në këndvështrimin ekonomik. Zusi ndër të tjera, u shpreh se bizneset shqiptare janë në shumë vështirësi për të çuar mallrat jashtë, humbja vjetore e tyre është rreth 100 milionë euro në vit.

Kam qenë jam dhe do vazhdoj të jem mbështetës i një rajoni pa kufi për qarkullimin e mallrave, pa pika doganore, pa tra, pa certifikatë veterinare, pa parking doganor, pa pagesa.

Kjo është një bindje e imja e palëvizur. Pse? Sot një austriak nëse do më shesë 200 euro produkt në Gjermani , e ngarkon në kamion, e ngarkon në veturë bën një faturë dhe shkon e çon atje. Nuk mund të mendohet sot se nga Austria në Gjermani, nga Gjermania në Francë, të kesh pengesa për të qarkulluar si me 200 dhe si me 500 euro. Ngarkon mallin, bën një faturë, e çon atje dhe çdo gjë ka mbaruar. Ndërsa në Shqipëri, imagjinoni pak sikur bizneset shqiptare për të shitur çdo ditë 20 a 30 fatura  në rrethe, për këto fatura duhet të njoftojë doganën, duhet të njoftojnë veterinerin, duhet të presë diku që të vijnë të hapë plumbçen e automjetit, jo 30 po as 3 në dit nuk do të bënte. E pra,ky është halli që kanë sot eksportet shqiptare, bizneset shqiptare për të çuar mallrat e tyre jashtë. Pra qoftë për një faturë 200 euro apo 20 mijë euro, ti duhet të shkosh të thërrasësh një doganier, të bësh disa dokumenta, një veteriner për të bërë certifikatën, do shkosh të presësh në një parging doganor, po të jesh pas orës 18 nuk ke praktika , nuk ke asgjensi që të bën dokumentacionin.  Organizata CEFTA ka bërë një studim para dy-tre vitesh dhe thotë që vetëm nga pritjet në doganë, kosto mes vendeve të CEFTA janë 850 milionë euro në vit, nga këto të paktën 100 milionë euro janë kosto e bizneseve shqiptare.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco