Bushkolaj: U ndërtua një drejtësi që largohet nga qytetari dhe afrohet te pushtetari

18:32, 28/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Taske Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meçon ishte gazetari Elkier Bushkolaj.

Bushkolaj është shprehur se në sistemin e drejtësisë së re kemi rreth 100 persona që kanë lidhje farefisnore dhe krushqie me njëri-njetrin

"Ky problem është trajtuar edhe në 2021 pasi rreth 100 persona që janë aktualisht në sistemin e drejtësisë kishin lidhje me njëri tjetrin. Edhe për shkak të situatës politike kjo nuk mori vëmendjen e duhur.

Ne drejtësinë e re e bëmë që ta afronim drejtësinë të qytetari por mesa duket po e kthejmë drejtësinë te pushtetari. Një qytetar nëse ka një  çështje në prokurori i duhet që të bëjë 4-5 orë rrugë në prokurorinë e Kukësit ndërsa një pushtetare punëson familjarët e sja në prokurorinë  Tiranës.

Po flasim për një institucion ku duhet të jetë i pavarur pasi prek njerëz të përfshirë në korrupsion, trafikim dhe se duhet që KLP të kishte ndërhyrë për këtë skandal. Besoj që do të ketë një reagim nga kjo instancë pasi do të krijonte një rrezik të madh pasi imagjinoni që kjo gjë të ndodhë në Fier, Shkodër e Vlorë që janë mjaft problematike në raport me ngarkesën e madhe në çështjet e krimit.

Sistemi i drejtësisë është një hallkë e rëndësishme, pak ditë më parë prokurori Çela tha se kemi vakanca dhe kjo nuk duhet që ne ti mbushim këto vakanca me familjarët e tyre."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco