Zhulali: Kriza në veri të Kosovës i shërben Serbisë, kërkon të shmanget nga njohja reciproke

18:24, 26/06/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço ishte ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilda Zhulali për të diskutuar për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës pasi u liruan dhe tre policët e rrëmbyer.

Zhulali është shprehur se e gjithë kjo situatë e tensionuar në veriun e Kosovës i ka shërbyer Serbisë që dialogu në Bruksel të fokusohet te kria dhe jo të një marrëveshje përfundimtare mes dy shteteve që do të konkludojë me njohjen reciproke.

"E gjithë kjo situatë në veriun e Kosovës i ka shërbyer Serbisë, sepse ajo nuk është e interesuar që dialogu në Bruksel të prodhojë një marrëveshje përfundimtare me Kosovës. Kurti është përpjekur që  i gjithë dialogu të fokusohet vetëm këtu dhe çështja e asociacionit të bëhet pjesë e një paketë përfundimtare ndërsa     Serbia nuk ka interes që ta bëjë dialogun në këto trajta por do  që të ulet në Bruksel sa hera ka një krizë.

Arrestimi i tre policëve ishte prodhim i një krize të vogël si ishte dhe ajo e targave dhe komunat që u bënë zgjedhjet lokale, në çdo gjë që qeveria kërkon të ushtrojë autoritetin e saj brenda territorin e saj përfshirë dhe në komunat me shumicë serbe, Serbia do ta marrë si provokim dhe të krijohet ideja se do të ketë një konflikt të madh ushtarak.

Në perimetrin e sigurisë që brenda kufirit të Kosovës dhe Serbisë deri në 5 km mbrohet nga trupat e NATO-s dhe ndërhyrja e trupave serbe është kundër marrëveshjes së Kumanovës. Dialogu në Bruksel po përpiqet të fokusohet vetëm te kriza dhe jo të marrëveshja përfundimtare. Kurti duhet të shkojë në dialog me një paketë përfundimtare ku nuk duhet të ketë më asnjë çështje të madhe për tu diskutuar me palën serbe po në fund duhet të shkojmë drejtë një njohje reciproke."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco