Lajmi i fundit

Aksident me vdekje në rrugën e Rinasit

Berisha kërkon dorëheqjen e Çuçit dhe ndryshimin e rendit të ditës, mazhoranca refuzon diskutimet

Berisha kërkon dorëheqjen e Çuçit dhe ndryshimin e rendit të ditës, mazhoranca refuzon diskutimet

11:08, 22/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, kërkoi nga foltorja e Kuvendit dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Blendi Çuçi pas sulmit të dhunshëm në kampin e muxhahedinëve iranianë.

Berisha po ashtu kërkoi edhe ndryshimin e rendit të ditës për ët diskutuar për këtë ngjarje të rëndë.

“Jam këtu për të dënuar me ashpërsinë më të madhe dhe për të kërkuar futjen urgjente në rendin e ditës të masakrës që u krye në kampin e muxhahedinëve të popullit,” tha Berisha.

“Aktakuza përmbante elementë të poshtërimit ekstrem të Shqipërisë dhe shqiptarëve, sikur nuk është një vend anëtar i NATO-s, por sikur është një vasal i Iranit. Sikur është Siria e Aasadit, mund të shkruhej në atë mënyrë. Mund të ktheheshin shpifjet dhe trillimet e shërbimeve sekrete të ajatollahëve, që nga mëngjesi deri në darkë, ditën dhe natën, konspirojnë kundër vendeve të lira. Dhe të marra ato për bazë, për të ushtruar një reprezalje më të turpshme në historinë e një vendi.

Ndaj dhe kërkoj largimin e menjëhershëm të ministrit të Brendshëm,” tha kreu demokrat.

Por mazhoranca socialiste refuzoi diskutimet për këtë ngjarje.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se çështja nuk mund të hidhet në votim për t’u përfshirë ose jo në rend dite, pasi nuk është depozituar si kërkesë. Balla tha se hetimi i SPAK te kampi i MEK në Manzë është çështje e drejtësisë dhe jo e Kuvendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco