Nallbati: Partia ka nevojë për votues e anëtarë, Basha thotë ka nevojë për kryetar...

Nallbati: Partia ka nevojë për votues e anëtarë, Basha thotë ka nevojë për kryetar...

10:38, 22/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Bledjon Nallbati ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në partinë e vulës, ku Këshilli Kombëtar pa kuorum vendosi për t'i hapur rrugë zgjedhjes së kryetarit në 29 korrik.

Në një prononcim, Nallbati theksoi se ky ishte një proces i zhvilluar nga zyrat, ilegjitim dhe i bazuar mbi përjashtime.

Sipas Nallbatit, partia ka nevojë për votues dhe anëtarë, ndërkohë që Lulzim Basha thotë se ka nevojë për kryetar.

Nallbati: Vetëm Këshilli Kombëtar ka të autoritetin me votë të largojë anëtarët e vet, ku shoqërohet me raport nga Sekretari i Përgjithshëm për shkeljet që ka bërë ky individ ka bërë.

Nga 453 anëtarë, janë 329. Kush e mori këtë vendim?

Nuk duam që kjo parti të zvogëlohet më tepër, por të zmadhohet. Kjo i përket qytetarëve, është aset kombëtar

Ky është një proçes nga zyrat, ilegjitim, bazuar mbi përjashtime. Proces përçarës jo bashkues. Partia ka nevojë për votues dhe anëtarë, Basha thotë se ka nevojë për kryetar...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco