Video skandaloze e Safet Gjicit/ Pandeli Majko sërish 'operacion në gojë'

10:35, 22/06/2023
A+ Aa A-

Socialistët vazhdojnë heshtjen për skandalin e Safet Gjicit.

Edhe vetë Pandeli Majko, që ishte i dërguar i PS në Kukës dhe bëri fushatë në krah të Gjicit, nuk foli përpara gazetarëve.

Pas ironisë në rrjetet sociale, se Majkos mund t’i ketë ardhur goja kësaj here, deputeti socialist vazhdoi të jetë ‘i operuar në gojë’.

Ai iu shmang medieve përpara parlamentit.

Majko pati lëshuar një lumë lëvdatash ndaj Gjicit në fushatë, ndërsa nuk tha asgjë për faktin se pati blerje masive votash në këtë zonë.

Majko u bë subjekt memesh para disa kohësh kur deklaroi se nuk reagoi për shembjen e Teatrit Kombëtar pasi ishte bërë operacion në gojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco