Lajmi i fundit

EMRAT/ Asgjësohen rreth 24 mijë bimë kanabis në Velipojë, shpallen në kërkim tre vëllezër

Kuvendi sot në seancë plenare, shqyrtohet raporti vjetor i BSH, Avokatit të Popullit dhe Komisionit të Prokurimit Publik

Kuvendi sot në seancë plenare, shqyrtohet raporti vjetor i BSH, Avokatit të Popullit dhe Komisionit të Prokurimit Publik

09:51, 22/06/2023
A+ Aa A-

Kuvendi zhvillon sot seancën plenare, ku në rend të ditës është raportimi i veprimtarisë vjetore të disa institucioneve si edhe disa pr/ligje të rëndësishme.

Kështu, në rend të ditës sot në Kuvend është raporti i veprimtarisë vjetore të Bankës së Shqipërisë për vitin 2022.

Gjithashtu edhe raporti i veprimtarisë vjetore të Avokatit të Popullit për vitin 2022.

Kuvendi shqyrton sot edhe raportin e veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2022.

Kuvendi diskuton edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për “Përmirësimin e aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit GOVTECH”””.

Sot do të shqyrtohet edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shën Nikolla-Pulaj për qarkullimin rrugor ndërkombëtar dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”.

Kuvendi shqyrton sot edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit””.

Në Kuvend do të diskutohet edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.22/2018, “Për strehimin social””.

Në rend të ditës është edhe shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të forcave të armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe tëSshpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco