Porti i Durrësit/ Kalaja: Vendimi i Kushtetueses, cënon interesin kombëtar! Rama ndikoi haptazi

18:22, 17/06/2023
A+ Aa A-

E ftuar në SYRI TV me moderatorin Arnold Karriqi, avokatja Adriana Kalaja ka folur për vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese kundër kërkesës së 28 deputetëve të PD-së, duke i hapur rrugë projektit Rama-Alabar në Portin e Durrësit.

Kalaja theksoi se ky ishte një vendim nën ndikimin e kryeministrit Edi Rama i cili publikisht është shprehur ‘Gjykatën Kushtetuese nuk ka luajtur mendsh që të pranojë kërkesën e deputetëve të PD-së për Portin e Durrësit’.

Gjithashtu Kalaja theksoi se ky është një vendim antikushtetues një vendim që prek dhe cënon rëndë interesat e publikut, interesat e historisë identitetit dhe asaj që është interesi kombëtar.

Kalaja: Ishte një vendim i paralajmëruar që do shkonte në këtë lloj rrjedhje për sa kohë që Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, gjatë gjithë kësaj periudhe që në momentin që një grup deputetësh të PD-së paraqitën në Gjykatën Kushetuese, kishte filluar një ushtrim presioni madje është dhe vepër penale, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, kjo qoftë haptazi pra atë që e bëri në sy të të gjithë publikur kur tha se ‘Gjykata Kushtetuese nuk ka luajtur mendsh’ po e perifrazoi në mënyrë të shkurtuar ‘që të pranojë kërkesën e deputetëve të PD-së për Portin e Durrësit’.

Nga ana tjetër kemi informacione të mjaftueshme për ndërhyrjet që ka bërë kryeministri, njerëzit në varësi të kryeminsitrit që Gjykata Kushtetuese të dilte në këtë vendim.

Një vendim antikushtetues një vendim që prek dhe cënon rëndë interesat e publikut, interesat e historisë identitetit dhe asaj që është interesi kombëtar.

Ky vendim nuk mund të jetë përfundimtar lidhur me Portin e Durrësit, pasi ne në Kushtetuese kemi paraqitur këtë kërkesë mbi bazën e së cilit u mor vendimi i djeshëm, nga ana tjetër ne jemi dëshmitarë që në vitin 2022, disa ditë më parë se ne të dorëzonim këtë kërkesë, parlamenti shqiptar votoi marrëveshjen midis qeverisë shqiptare dhe firmës së Alabarit, që do ndërtojë portin që në fakt nuk është as port jahtesh por ne jemi vendosur në dijeni edhe të gjithë asaj që do bëhet në Portin e Durrësit, pasi nuk do të jetë një port jahtesh, ose jaht-marina siç ishte në ligjin 145 që ne kundërshtuam në Gjykatën Kushtetuese vitin e kaluar por flet për ndërtimin e një sasie pallatesh apo kullash, apartamente banimi, një sipërfaqe shumë e vogël është lënë për një port jahtesh një numër minimal dhe kemi një ndryshim drastik midis asaj që ka votuar vetë Kuvendi me ligjin 145 që ne e kundërshtuam në Gjykatën Kushtetuese dhe asaj që vetë Kunvendi ka votuar në një periudhë pas dy vitesh.

Votimi i dytë i kaluar në Kuvendin e Shqipërisë patjetër që do jetë objekt i çuarjes nga ana jonë në Gjykatë Kushtetuese, por vetë Gjyakata Kushetuese duhet të merrte hapa aktivë lidhur me këtë ligj i cili i kapërcen të gjitha parashikimet e ligjit që Gjyakata Kushtetuese e ka lënë në fuqi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco