Pas SHBA, edhe Britania e Madhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tre policëve

Pas SHBA, edhe Britania e Madhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tre policëve

10:02, 16/06/2023
A+ Aa A-

Pas SHBA-së, e cila kërkoi lirimin pa kushte të policëve, edhe Britania e Madhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës që u rrëmbyen nga Serbia dy ditë më parë.

Në një deklaratë me shkrim të botuar në uebfaqen e Qeverisë së Britanisë të Madhe, kërkohet edhe përmbajtje maksimale nga Kosova dhe Serbia. Më poshtë, aty kërkohet të shmanget masat e njëanshme dhe shtensionim të situatës.

“Bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të arrestuar më 14 qershor.

Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të shmangin masat e njëanshme dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet.” – theksohet në deklaratë.

Qeveria e Britanisë së Madhe ka theksuar zgjedhjet e reja duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco