Histeria proserbe e Ramës dhe koha që nuk fal!

Histeria proserbe e Ramës dhe koha që nuk fal!

09:46, 16/06/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

Koha punon gjithmonë në rrugën e parimeve të mëdha pavarsisht turbullirave të çastit.

Po kështu edhe situata e ndërlikuar në Kosovë pas zbatimit të skenarit të trashë destruktiv dhe bllokues serb po kthjellohet e pastrohet në emër të parimeve.

Në fund të fundit përtej çdo lobimi apo akaparimi momental, pragmantizmi të sëmurë apo interesi të errët gjërat po hyjnë dhe do të hyjnë akoma më shumë në rrugën e parimeve ku pavarsia dhe territori i Kosovës nuk preken dhe ku Serbia s'mund të rrëmbejë dot asgjë.

Përballë kriminalizimit bajat serb me paramilitarë, me rrëmbimin idiot të tre policëve kosovarë dhe inskenimit vulgar me maska në kokë askush nuk mund të dalë në krah dhe ti japë kredo politike këtij palaçollëku kriminal të Serbisë që kërkon të fitojë kohë, të qetësojë turbullirat e saj të brendshme dhe të mbajë gjallë ëndrra të vjetra shoviniste.

Ndërsa Kosova ka qëndruar qartë e me vendosmeri në krahun e parimeve të panegociueshme, sepse territori dhe Kushtetuta s'mund të jenë kurrë peng i ca krimineleve serbë të telekomanduar nga Vuçiç.

Mjerimi më i madh në gjithë këtë situatë është ai i Edi Ramës, që demostroi vetëm llum antipatriotik, karagjozllëk shtetëror, shitje të hapur tek Serbia dhe kryeministrin më të lig, që shteti amë Shqiperia ka pasur ndonjë herë.

Gjuha e shprishur e Edi Ramës ishte saktësisisht një zgjatim i propagandës serbe të ulur në zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë.

Askush nga Prishtina në Tiranë nuk sheh një shqiptar të mirë tek Edi Rama, por thjesht një të shitur bajat, që edhe kur te vertetat ulerasin ai si nje kone e bindur vazhdon lehjet serbe ne Tirane.

Të gjithë do të ishin ne krah të Edi Ramës edhe sikur të kalonte masën e patriotizmit dhe krenarisë kombëtare në mbrojtje të Kosovës, por gjuha e helmuar e tij ishte një turp e faj i pafalshëm i tij.

Rama foli egërsisht për sanksione dhe projekte të tmerrshme anti Kosovë duke u kthyer në një Kasander proserbe të neveritshme.

Rama foli për konflikt mes ndërkombetarëve dhe Kosovës duke mos folur kurrë për Serbinë si konfliktnxitëse të qartë, të egër dhe të pacipë, i cili është edhe konflikti i vertetë mes saj dhe euroatlantizmit.

A nuk e kupton Rama këtë gjë?

Rama kupton shumë mirë, por kapja totale nga Beogradi e bën që të nxjerrë këtë farë llumi nga goja.

Arsyeja dhe parimet po përparojnë në zgjidhjen e kësaj situate ku sigurisht në tavolinë nuk do pranohen shantazhet kriminale të çetnikeve serbë të kohëve moderne dhe situata pashmangshmërisht do të zgjidhet në emër të këtyre parimeve ashtu siç edhe po ndodh.

Ndërkombëtarët e dinë mirë se marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit nuk i nënshkruan Vuçiçi dhe jo Kurti.

Ndërkombetaret e dinë mirë se Vuçiçi punon lobon dhe paguan ditë e natë për heqjen e njohjeve të Kosovës.

Ndërkombëtaret nuk e harrojnë dot, që Albin Kurti tha qartë se kishte erdhur me stilolaps për të firmosur ndërsa Vuçiç ulerinte në mes Beogradit se nuk kam firmosur dhe nuk firmos kurrë.

Ndërkombëtarët nuk mund të harrojnë dot se Vuçic refuzoi sanksionet ndaj Rusisë agresore dhe tangon me Rusinë dhe Putinin e luan perditë e ngrohet me gazin rus kur Europa e refuzon, ndërsa Kosova është një aleate besnike e shkelqyer e euroatlantizmit.

Por nga Edi Rama çfarë do të mbetet??

Do të mbetet vetëm pisllëku antikombëtar, antishqiptar, antipatriotik dhe anti Kosovë i një kryeministri të shitur.

Ku ku për ty moj Shqipëri për këtë kryeminister që ke!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco