Lajçak: Kemi informacione ku po mbahen tre policët e rrëmbyer nga serbët

Lajçak: Kemi informacione ku po mbahen tre policët e rrëmbyer nga serbët

08:13, 16/06/2023
A+ Aa A-

I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka disa informacione se ku po mbahen policët kosovarë.

Për këtë, Lajçak ka thënë se kanë kontakte me të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë.

“Ne presim që NATO të mbledhë faktet, kemi kërkuar që të dyja palët të paraqesin faktet sepse kemi dy histori kontradiktore”, tha fillimisht ai.

“Disa informacione. Jemi në kontakt me të dyja palët rreth rrëmbimit të tre policëve të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Për këtë çështje ka pasur reagim edhe nga Departamenti i Shtetit, duke kërkuar që policët të lirohen pa kushte.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se kapja e tre policëve, është rrëmbim.

Institucionet e Kosovës nuk e dinë vendndodhjen e policëve kosovarë, të rrëmbyer nga forcat serbe.

Ndërkaq, KFOR’i ka deklaruar se nuk ka qenë i përfshirë në këtë rast, por që rrëmbimin nuk e ka njohur si të tillë, duke e quajtur “arrestim” nga forcat serbe.

Në të njëjtën formë e ka quajtur edhe Josep Borrell, shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Në anën tjetër, në Kosovë opozita po kërkon më shumë veprime nga pushteti që të ndihmojë në lirimin e policëve kosovarë.

Për këtë rast, kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, ka vizituar familjet e policëve të rrëmbyer brenda territorit të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco