Behramin e shqetëson narrativa - 'A jeni me mua, a jeni me Vuçiçin?!'

Behramin e shqetëson narrativa - 'A jeni me mua, a jeni me Vuçiçin?!'

22:15, 15/06/2023
A+ Aa A-

Gazetari Artan Behrami nga Prishtina ishte i ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE” mbrëmjen e së hënës në një debat me temë “Përplasjet Kurti-Rama” me analistë të tjerë.

Behrami, dikur këshilltar i ish-Presidentit Hashim Thaçi, mbajti një qëndrim kritik dhe të ashpër ndaj politikës që po ndjek sot, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.  

Çim Peka: Behrami, e prisnin anulimin e mbledhjes (Shqipëri-Kosovë) dhe në gjykimin tuaj, veprim i drejtë apo i gabuar?

Artan Behrami: Në fakt, disa ditë para se mblidhej apo të planifikohej që të kemi një mbledhje të përbashkët, unë kam thënë që z. Rama duhet ta anulojë këtë mbledhje, meqenëse narracioni që z. Kurti ka krijuar këto ditë jo vetëm në Kosovë, por dhe në hemisferën shqiptare, janë tema dytësore; pra, kjo mbledhja mes dy qeverive, narracioni tjetër dhe tema më e favorshme e tij është lufta “e pandalshme” e tij ndaj Serbisë.  Pra, z. Kurti, si një David Koperfild i hemisferës shqiptare, si një iluzionist është munduar që të shtyjë tema të tjera që janë krejtësisht teknike për të mbytur temën kryesore që është Asociacioni në Kosovë dhe unë kam qenë kundër mbajtjes së kësaj mbledhjeje në rrethanat e jashtëzakonshme që gjendet Kosova, sepse ne jemi para një gjendjeje ku jemi në konfrontim të drejtpërdrejtë me aleatin tonë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Kryeministri Kurti e ka reduktuar gjithë politikën e jashtme, gjithë ekonominë, gjithë narracionin në një pyetje të vetme...

Çim Peka: Behrami, thatë që “unë kam qenë kundër” kësaj mbledhjeje. Në çfarë tagri keni qenë ju kundër kësaj mbledhjeje? Ne gazetarë jemi.

Artan Behrami: Po, si gazetar kam qenë kundër kësaj mbledhjeje sepse ka qenë pjesë e një manipulimi të Kryeministrit Kurti, të cilin e ka afruar. Unë e thashë, të gjithë narracionin që z. Kurti e ka krijuar dhe e ka reduktuar në Kosovë është në një pyetje – “A jeni me mua, a jeni me Vuçiçin?!” Dhe  në këtë pyetje, Kryeministri Rama nuk ka rënë; në këtë pyetje nuk ka rënë as bashkësia ndërkombëtare.

Çim Peka: Ma interpretuat pak ndryshe kur folëm në telefon, reagimin e z. Kurti.

Artan Behrami: Unë mendoj se kjo pyetje ka vetëm një qëllim...

Ndiqeni më mirë të plotë në videon në vijim, debatin e plotë në studion e Çim Peka LIVE. /ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco