Bejtja: Me qëndrimet e tij, Kurti po i prish planet Ramës e Vuçiçit

22:12, 15/06/2023
A+ Aa A-

Gazetari Andi Bejtja i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i reziston të gjitha situatave agresive të adresuara nga Serbia.

Sipas Bejtes, Rama nuk e ka aspak të vështirë të shesë Kosovën, kur Shqipërinë e tij e ka shkatërruar.

“Një njeri që do të ndihmojë vëllanë e vet, që e ka edhe për detyrë që është dhe në interesë të kushtetutës, nuk është kjo mënyra për të vepruar, për të dalë në konferenca të befasishme shtypi , të japësh disa pika që nuk i thotë se as kush janë. Kjo është thjeshtë për të bërë show dhe për të futur hundët për të vazhduar rrugët të bëhet beu i Ballkanit. Është e qartë që Albin Kurti po i prish punë të dyve.

Ajo çka dimë është kjo që është një lider i cili po i reziston këtij ndryshimi  që ka ndodhur me Serbinë  dhe një lider tjetër i cili i shkon për shtat këtij ndryshimi me sy mbylluar, për tu bërë siç ka bërë e herë të tjera . Rama mori armët kimike për tu bërë lider i plotfuqishëm këtu. U bë lider i plotfuqishëm për të mos kërtuar hesap për asgjë, shkatërrojë demokracinë, e jo më të mos punojë kundër Kosovës për tu bërë beu i Ballkanit. Albin Kurti po reziston.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco