Dudushi nxeh debatin në tryezën e Çim Pekës: Arritjet e Kosovës, jo për meritë të Albin Kurtit!

21:47, 15/06/2023
A+ Aa A-

Gazetari Alban Dudushi e ka nxehur debatin në tryezën e “Çim Peka LIVE” mbrëmjen e së enjtes, kur drejtuesi i emisionit, Peka, hodhi për diskutim, përplasjen më të fundit të Edi Ramës me Albin Kurtin e Kosovës.

Të ftuar ishin analistët Andi Bejtja, Alban Dudushi, Armand Shkullaku, Baton Haxhiu dhe Artan Behrami.

Analisti Andi Bejtja ndërhyri dhe kundërshtoi në një moment, qëndrimin e parafolësit nga Kosova, Artan Behramit, lidhur me figurën e Albin Kurtit, por u ndërpre nga Alban Dudushi që nuk ndante të njejtin mendim.

Pjesë nga debati:

Andi Bejtja: Tani, ta quash Albin Kurtin autokrat, në një kohë kur Kosova është shteti i vetëm në rajon që të gjitha indekset e lirisë i ka të rritura për mirë, në përmasa më të mëdha se çdo shtet tjetër...

Alban Dudushi: Jo për meritë të Albin Kurtit, por kanë qenë. Zgjedhjet janë bërë gjithë kohën të rregullta. Albin Kurti ta shikojë kur të bëjë zgjedhjet.

Andi Bejtja: Nuk kanë qenë me këtë ritëm si tani. Jo vetëm kaq, po ka rritur të drejtat e njeriut, liritë e medies, paragrafët e korrupsionit...

Alban Dudushi: Po po, po s’janë për meritë të Albin Kurtit. Albin Kurti në dy vjet bëri këtë me “Klan Kosovën”...

Andi Bejtja: Po lexoje raportin, shiko sa ka vajtur korrupsioni... Më lër të mbaroj.

Alban Dudushi: Që kjo është faktike, që Kosova ka një demokraci funksionale më të mirë se vendet e rajonit, e ka, por që t’ia veshësh këtë Albin Kurtit...Kjo është pastaj...

Andi Bejtja:  Kosova, në vitet e Albin Kurtit, indekset e raporteve dhe të lirive i ka më mira dhe më të rritura në këto dy vjet se çdo vend tjetër.  

Alban Dudushi: Këto dy vjet?! Me Albin Kurtin në krye?!

Andi Bejtja: Po po po, merre lexoje! Shihi me kujdes të gjitha raportet dhe pastaj flasim bashkë pastaj. /ar.sh/SYRI.NET

Ndiqeni në vijim, debatin e plotë në emisionin Çim Peka LIVE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco