Lajmi i fundit

Fitorja e të djathtës/ Macron shpërndan Parlamentin francez

VIDEO/ Baton Haxhiu: Edi Rama ka kërkuar vetëm një gjë nga Albin Kurti

21:49, 15/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, analisti nga Kosova, Baton Haxhiu ka treguar, sipas tij, arsyen pse u anulua mbledhja e dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, që ishte planifikuar të mbahej në Gjakovë.

Haxhiu u shpreh se, Rama ka kërkuar vetëm një deklaratë nga Kurti, por ky i fundit nuk e ka pranuar.

‘Rama ka kërkuar një takim prej 3 ditësh, duke përfshirë dhe ambasadorin, edhe mesazhet private, duke përfshirë edhe mesazhet politike për tu dakorduar vetëm për një gjë; që zoti Kurti në një konferencë për shtyp me Edi Ramën, të thoshte që ne do të shqyrtojmë dhe të jemi korrekt me përmbajtjen e marrëveshjes së Ohrit.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Rama vetëm këtë gjë, që Kurti të dalë në konferencë për shtyp dhe të thoshte se do të rishqyrtojë masat dhe tre pikat e kalimit, do ti rivendosim së shpejti. As kaq nuk ka bërë Kurti.

Prandaj nuk kishte kuptim në të shkonte dhe të flitej për domate dhe tranguj’, u shpreh Baton Haxhiu në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco