Arbër Zaimi: Analistët shqiptarë deshën shërim nga COVID pa vaksina dhe duan fitore pa betejë

Arbër Zaimi: Analistët shqiptarë deshën shërim nga COVID pa vaksina dhe duan fitore pa betejë

17:32, 14/06/2023
A+ Aa A-

Arbër Zaimi, anëtar i Kryesisë së VV-së ka reaguar pas situatës në të cilën po përballet Republika e Kosovës kohët e fundit.

Sipas Zaimit analistët shqiptarë deshën shërim nga Covidi pa vaksina ndërsa tani po duan fitore pa përpjekje, pa mundim, pa betejë, pa durim.

Postimi:

“Analistët” shqiptarë deshën shërim nga Covidi pa vaksina.

Tash po duan fitore pa përpjekje, pa mundim, pa betejë, pa durim.

I duan t’i kenë të sigurta dhe të ditura që në fillim të lojës edhe strategjinë, edhe taktikat, edhe aleatët, edhe synimet, po edhe rezultatin tre me zero.

Si duket u ka bërë keq modeli i disa pasanikëve shqiptarë, që janë pasuruar pa studiuar, pa rrezikuar, pa investuar, pa punuar, po thjesht duke mbajtur dorën e djathtë mbi tavolinë për të nënshkruar tenderin dhe dorën e majtë nën tavolinë për të paguar ryshfetin.

Jo që s’ekziston në botë ky model, por ky model as nuk është krejt bota, as nuk është çka çon historinë përpara. Po të qe për modele të tilla, që e bëjnë njeriun majmun, nuk do kishte pasur nevojë që majmuni të bëhej njeri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco