Osmani: Rrëmbimi i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Kosovës është agresion nga Serbia

Osmani: Rrëmbimi i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Kosovës është agresion nga Serbia

17:19, 14/06/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në veriun e vendit ku u rrëmbyen nga forcat speciale serbe tre policë kufitarë.

Osmani e ka cilësuar rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës si një agresion nga ana e Serbisë.

Sipas saj ky akt dëshmon edhe njëherë se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për të shkaktuar destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit.

Postimi i Osmanit:

Kidnapimi i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës është agresion nga ana e Serbisë.

Ky akt dëshmon edhe njëherë se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për të shkaktuar destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit.

Akti i sotëm dëshmon se Serbia vazhdon të veprojë me logjikën e së kaluarës, tendencat hegjemoniste të së cilës kanë shkaktuar krime të tmerrshme dhe shumë viktima.

Policia e Kosovës ka treguar përkushtim e vendosmëri për ta ruajtur rendin dhe ligjin për të gjithë qytetarët pa dallim, ndaj një akt i tillë kërkon një reagim të ashpër dhe veprim të unifikuar të komunitetit ndërkombëtar ndaj tendencës së Serbisë për destabilizim të rajonit.

Zyrtarët policorë duhet të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht!

Institucionet e Kosovës nuk do të heqin dorë nga angazhimi për sundimin e ligjit, sikurse edhe nga përkushtimi për paqe e stabilitet afatgjatë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco