Braho: Serbia po përdor të gjitha mekanizmat që të krijohet një konflikt fizik

16:57, 14/06/2023
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin, Arnold Kariqin për të diskutuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kosovë ku janë marrë peng tre policë kufitare ishte gazetarja dhe analistja Elisa Braho.

Barho është shprehur se kjo situatë është si vijim i të gjithë metodave që Serbia po përdor në qëllim të krijimit të një konflikti me përmasa fizike.

"Unë mendoj që Serbia është duke përdorur çdo mekanizëm të mundshëm që të arrij në pikën ku të realizohet një konflikt fizik. Ata akne hyrë brenda një territori të një vendi fqinj pa autorizim dhe jemi duke folur për një akt të rëndë kriminal ku janë rrëmbyer tre policë kufitar në Kosovë.

Do të kërkoja që të mos shpërndahen në media fotografitë e policëve të arrestuar pasi janë foto të shpërndara qëllimisht nga mediat serbe për të treguar një shenjë poshtërimi.

Ngjarja ka ndodhur paralelisht pas daljes së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në Strasburg në Parlamentin Europian pasi është hera e parë në historinë e Kosovës që një president mban këtë fjalim.  Mendoj që importi i produkteve serbe do të ketë një impak të vogël pasi Kosova eksporton rreth 370 milionë euro mallra serbe në vit.

Nga momenti në moment pritet një dalje e ambasadës amerikane në konferencë për shtyp sa i përket situatës që ka ndodhur sot."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco