Fredi Beleri shpallet zyrtarisht kryetar bashkie

Fredi Beleri shpallet zyrtarisht kryetar bashkie

16:47, 14/06/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Vlorës ka dhënë verdiktin e saj në lidhje me mandatin e Fredi Belerit për kryetar bashkie të Himarës.

Ditën e sotme Gjykata ka njohur mandatin e Fredi Belerit në Bashkinë e Himarës, të fituar nga zgjedhjet vendore që u zhvilluan më 14 maj.

“Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vorë, vendosi vërtetimin e mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, Qarkut Vlorë, Zoti Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet për organet e vetëqeverisjes vendore të zhvilluar më 14 Maj 2023”, thuhet në vendimin e gjyqtares Herila Cela.

Si rrjedhojë e njohjes së mandatit nga gjykata, i hapet rruga ceremonisë së betimit të kryebashkiakut Beleri. Betimi para Këshillit Bashkiak është detyrim ligjor dhe do të pritet si do të veprohet.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua më 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve nën akuzën për shitblerje votash. Beleri ka kërkuar lirimin në Gjykatën e Lartë. Avokatët e tij kanë dorëzuar kërkesën për rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm, që e la në arrest në burg. Ende nuk është caktuar se kur do të shqyrtohet kërkesa.

Ndërkohë në datën 16 qershor, Apeli i GJKKO pritet të shqyrtojë kërkesën për pavlefshmëri të përgjimeve. Fredi Beleri u bë kryebashkiaku i parë në historinë e zgjedhjeve vendore në vendin tonë, që zgjidhet teksa ndodhet i mbyllur në qeli

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco