VIDEOLAJM/ Kur Rama përbetohej se forcat serbe nuk i prekin një fije floku kosovarëve

16:31, 14/06/2023
A+ Aa A-

Pa kaluar shumë kohë nga deklarata krenare e Edi Ramës se ‘forcat serbe nuk i prekin një fije floku kosovarëve’, ditën e sotme tre policëve të Kosovës janë rrëmbyer brenda kufirit.

Ja se çfarë thoshte Rama në emisionin Opinion:

Serbia dhe ushtria serbe, Kosovës nuk i prekin dot një fije floku. Thjesht i vijnë vërdallë për konsum të brendshëm. Pse nuk e di Presidenti i Serbisë që çon ushtrinë atje? Nuk e di ai që as në ëndrrën më të guxishme nuk jep një urdhër që të prekin një milimetër kufirin? Po për çfarë e bën këtë? E bën për politikë të brendshme. Serbia ka mbaruar punë, nuk ka mundësi të bëjë asgjë, e ka humbur Kosovën që në ’99 dhe vazhdimi i qëndrimit në një llogore duke bërë luftë imagjinare me Serbinë dëmton Kosovën.

Mesa duket, lëvizjet e fundit të mikut të tij të ngushtë, Aleksandër Vuçiç e kanë kapur të përgatitur Edi Ramën, duke kaluar në ofensivë kundrejt Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco