Berisha: Gjushi hyri në burg për Saimir Tahirin, është i lidhur me Ramën me çanta me para

Berisha: Gjushi hyri në burg për Saimir Tahirin, është i lidhur me Ramën me çanta me para

21:57, 13/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në “Ora e Betit” me Beti Njumën në RTV Ora, Sali Berisha u shpreh se Vangjush Dako hyri në burg për Saimir Tahirin, pasi duhet të kompensonte daljen

Ai tha se SPAK-u e bëri për të krijuar një zhurmë për Saimir Tahirin për të shuar zhurmën e daljes së tij nga burgu.

Berisha: Gjushi hyri në burg për Saimir Tahirin, si të kompensonte daljen. Lidhjet e Ramës me Tahirin janë lidhje droge, ndërsa me Gjushin janë lidhje me çanta parash. Ai pas Arben Ahmetajt, që çonte valixhe me para, Gjushi e kishte të përjavshme.

SPAK-u e bëri për të krijuar një zhurmë për Tahirin për të shuar zhurmën. Sepse po të marrim kështu, Veliaj i ka katet më të shpeshta dhe të shumta se Gjushi. Veliaj i ka pallatet shumicën pa leje. Ka vjedhur gati 1 milionë fidanë. Edhe KLSH-ja tha se vjen për çdo ton pleh 18 euro nga incineratori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco