FOTOLAJM/ Cili është halli që e detyroi Ramën të shfaqet i shformuar për të sanksionuar Kosovën?

FOTOLAJM/ Cili është halli që e detyroi Ramën të shfaqet i shformuar për të sanksionuar Kosovën?

20:48, 13/06/2023
A+ Aa A-

Nuk u desh shumë dhe rrjetet sociale shpërthyen me zemërim, kur dëgjuan se kryeministri shqiptar, Edi Rama po sanksiononte qeverinë e Kosovës, duke anuluar mbledhjen e përbashkët të qeverive.

Vetë Rama ishte i nxirë gjatë konferencës për shtyp, u kap me gazetarët, i sulmoi ata dhe përgjithësisht u bishtnoi pyetjeve.

Por mbi të gjitha, ai nuk mbajti asnjë qëndrim kritik ndaj mikut të tij, presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Duke u hedhur nga dega në degë, Rama tha se ata që e sulmojnë për qëndrimet e tij ndaj Kosovës, kanë hallin e drejtësisë.

Në fakt, sot u shfaq më qartë se kurrë se Rama e ka një hall të fortë kur flet në emër të ndërkombëtarëve dhe shfaqet më i zellshëm se ata.

Arsyeja është e thjeshtë: bëhet fjalë për gjyqin që pritet të nisë në vjeshtë ndaj ish-agjentit të lartë, Charles McGonigal.

Dosjet me aktpaditë ndaj tij janë bashkuar, për të prodhuar një situatë shpërthyese për Ramën.

Është pikërisht kjo arsyeja pse Rama pse u shfaq i shformuar sot në mbrëmje për të sanksionuar shqiptarët e Kosovës.

Historia do flasë për këtë gjë, por deri atëherë, një gjë është e sigurt: dosja McGonigal po e detyron Ramën të bëjë gjëra që as ishin imagjinar se do bëheshin nga një kryeministër shqiptar.

ImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco