Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

‘Reciprociteti’/ Vuçiçi me pranga, Rama me aheng në mes të Tiranës

‘Reciprociteti’/ Vuçiçi me pranga, Rama me aheng në mes të Tiranës

11:37, 10/06/2023
A+ Aa A-

Para pak ditësh, një prezantuese e BBC-së u habit nga zelli me të cilin Edi Rama po mbronte Aleksandër Vuçiçin, sa u desh të shpjegojë për shikuesit e saj se ai që po fliste është kryeministri i Shqipërisë.

Por zelli i Edi Ramës për të mbrojtur Vuçiçin nuk është ndalur në asnjë moment në këtë periudhë të vështirë për Kosovën dhe mbarë rajonin.

Një ditë më parë, ai u tha shqiptarëve se armiku nuk është më armik, duke iu referuar Serbisë. Madje për ta ilustruar këtë gjë, teksa Kosova është në flakë, ai ka ftuar në Shqipëri orkestrën filarmonike të Beogradit në kuadër të Ballkanit të Hapur.

Edi Rama flet për ‘reciprocitet’, por miku dhe sivëllai i tij Vuçiç ka të tjera gjëra në mendje.

Pak pasi Edi Rama foli për armikun që nuk është armik, Vuçiçi prangosi një zyrtar shqiptar në Bujanoc.

I riu, që ishte përgjegjës për Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc dhe ‘krimi’ i vetëm i tij ishte se kishte lejuar të shfaqej një film në gjuhën shqipe.

A mund të imagjinosh se një njeri mund të prangoset për diçka të tillë? Sigurisht që kjo ndodh në Serbinë e Vuçiçit të Ramës.

Askush nuk pret që Rama të dënojë këtë akt, pasi ai ka mbrojtur dhe ka relativizuar gjëra edhe më të rënda e kriminale të Vuçiçit.

Por ky është një tregues i qartë i ‘reciprocitetit’ mes tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco