Ky është Jetmir Ismaili që u arrestua nga Vuçiçi pse shfaqi një film shqip

Ky është Jetmir Ismaili që u arrestua nga Vuçiçi pse shfaqi një film shqip

11:25, 10/06/2023
A+ Aa A-

Koordinatori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Nevzad Lutfiu doli me një deklaratë publike pas arrestimit të drejtorit të këtij institucioni, Jetmir Ismaili nga policia serbe.

Lutfiu bëri të ditur se Ismaili aktualisht është duke u mbajtur në stacionin policor. Ai është arrestuar pasi ka shfaqur një film të mbështetur nga Qeveria e Kosovës.

“Sot policia serbe, me urdhër të prokurorit, kanë marrë në shtëpinë e tij në Nesalcë drejtorin e Shtëpisë së Kulturës Jetmir Ismailin. Ai për momentin është duke u mbajtur në stacionin policor në Bujanoc. Sipas familjarëve, ai është marrë në stacionin policor për t’u intervistuar rreth shfaqjes së një filmi të metrazhit të shkurtër, i cili është mbështetur nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptarë e që drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc i ka dhënë leje që të bëhet promovimi i tij nesër po në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc”, thuhet në deklaratën e Lutfiut.

Lutfiu ka deklaruar se ky presion dhe këto metoda ndaj shqiptarëve po dëshmojnë se Serbia nuk e dëshiron paqen dhe të ardhmen në Ballkan.

“Skenarët me presione të tilla ndaj institucioneve dhe ndaj shqiptarëve janë të papranueshme dhe ftojmë të gjithë faktorët kombëtarë e ndërkombëtar që të dënojnë këtë veprim të policisë serbe sidomos ndaj rasteve të tilla e sidomos ndaj rastit të sotshëm”, ka shtuar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco