16-vjetori i vizitës së Bush/ Berisha: Mesazhet e tij për Shqipërinë dhe Kosovën bënë historinë e kombit

10:56, 10/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi një video nga vizita e presidentit amerikan, George Bush në Shqipëri.

Me rastin e 16-vjetorit të kësaj vizite, Berisha shkruan se mesazhet e Bush bënë historinë e re të kombit tonë.

“Sot 16-vjetori i vizitës historike të presidentit George W. Bush në Shqipëri.

Mesazhet e tij nga Tirana, për shqiptarët dhe mbarë botën: Shqipëria në NATO dhe Kosova e pavarur bënë historinë e re të kombit tonë.

Mirënjohje të pakufishme dhe nderim për jetë mikut tonë të shquar dhe vendit tij të madh, SHBA,” shkruan Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco