Bieber: Vuçiç po përdor Kosovën për të larguar vëmendjen nga protestat

Bieber: Vuçiç po përdor Kosovën për të larguar vëmendjen nga protestat

09:37, 10/06/2023
A+ Aa A-

Me moton, “Serbia kundër dhunës”, dhjetëra mijëra qytetarë serbë protestuan sërish dje në Beograd, duke kërkuar edhe dorëheqjen e presidentit, Aleksandar Vuçiç.

Florian Biber, drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit, tha se Vuçiç po tregohet i paaftë ndaj protestës dhe kjo ka bërë që ajo të jetë më masive.

Megjithatë, ai mendon se për të hequr vëmendjen nga protestat, lideri serb po e përdor çështjen e Kosovës.

“Për më tepër, ato shërbyen si një mënyrë për të larguar vëmendjen dhe vrullin nga protestat antiqeveritare. Ai po e përdor çështjen e Kosovës si një mënyrë perfekte për të larguar vëmendjen nga sfidat e brendshme. Mbetet vetëm një nga lepujt që mund ta nxjerrë nga kapelja kur ka nevojë”, pohoi ai.

Për Vuçiçin, tensionet në Kosovë shërbejnë për qëllime të shumëfishta, shkruan Foreign Policy.

Ato përshtaten mirë me retorikën nacionaliste të Vuçiçit dhe i mundësojnë atij të luajë rolin e një burrështetasi në nivel evropian dhe ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco