Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Policia e Vuçiçit ndalon drejtorin e Kulturës në Bujanoc, Ismaili lejoi shfaqjen e filmit shqiptar Momenti i ndalimit

Policia e Vuçiçit ndalon drejtorin e Kulturës në Bujanoc, Ismaili lejoi shfaqjen e filmit shqiptar

23:28, 09/06/2023
A+ Aa A-

Policia serbe ka ndaluar sot, Drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc të Serbisë, Jetmir Ismailin, pasi ai ka dhënë miratimin për shfaqjen e dy projekteve filmike të përkrahura nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar. Filmat "Heshtja që vret" dhe "I pabesi" duhet të shfaqen nesër, më 10 qershor në Bujanoc.

Lajmin e dha mbrëmjen e së premtes, z. Nevzad Lutfiu, koordinator i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Serbi, i cili i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar të reagojë ndaj këtij akti të Policisë serbe.

Në njoftimin e shoqëruar me fotografi, z. Lutfiu shprehet:

“Sot, policia serbe me urdhër të prokurorit, kanë marrë në shtëpinë e tij në Nesalcë, drejtorin e Shtëpisë së Kulturës, Jetmir Ismailin. Ai për momentin është duke u mbajtur në stacionin policor në Bujanoc.

Sipas familjarëve, ai është marrë në stacionin policor për t’u intervistuar rreth shfaqjes së një filmi të metrazhit të shkurtër, i cili është mbështetur nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptar e që drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc i ka dhënë leje që të bëhet promovimi i tij nesër po në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.

Ky presion dhe këto metoda ndaj shqiptarëve po dëshmojnë se Serbia nuk e dëshiron paqen dhe të ardhmen në Ballkan.

Skenarët me presione të tilla ndaj institucioneve dhe ndaj shqiptarëve janë të papranueshme dhe ftojmë të gjithë faktorët kombëtarë e ndërkombëtar që të dënojnë këtë veprim të policisë serbe sidomos ndaj rasteve të tilla e sidomos ndaj rastit të sotshëm.”/ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albanus10/06/2023 09:48

Protestoni sikur ne Lespovac kerkoni Autonomi se jeni Autokton, kurse serbet ne veri jane te ardhur pra ju takon vetem te drejta kulturore e gjuhe.

Shto koment

Denonco