Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

VIDEO/ Propaganda me anijet gjeneratorë, dështojnë në kryerjen e funksionit të tyre

21:24, 09/06/2023
A+ Aa A-

Anijet gjenerator ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 2’, kanë një impakt negativ mjedisor të paimagjinueshëm. Specialistët ngrenë alarmin për situatën e krijuar në gjirin e Vlorës nëse do të vihen në punë këto mjete.

Sipas ministres së Energjetikës Belinda Balluku, dy gjeneratorët lundrues, do të vihen në funksionim duke përdorur një lloj nafte që sipas specialistëve ka një impakt shkatërrues për ambientin.

Ambientalisti Lavdosh Ferunaj, bën një panorame fare të qarte të asaj çfarë mund t’i ndodhe Vlorës në rast shfrytëzimi me kapacitet të plotë të dy impianteve. Por sipas zonjës ministre, ndotja do të minimizohet pas dy vitesh, madje do të kemi edhe benefitin e pronësisë përfundimtare të anijeve, në favor të korporatës energjetike shqiptare.

Emetimi i gazrave, a është konform konventave dhe kritereve të vendosura nga organizmat ndërkombëtare?

Ndezja e dy impianteve do të shkaktonte dëme të pallogaritshme në ekosistem që do të donin dekada të tëra për tu riparuar. Nisur nga kjo situate, sipas ambientalistëve, është e nevojshme të realizohet hartimi i një strategjie mjedisore për zonën.

 Dhe madje duhet reaguar shpejt. 

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco