Tradhëtia e Ramës ndaj Kosovës, Balliu: Turp që kryeministri shqiptar të thotë jam mbi dy palët

21:55, 08/06/2023
A+ Aa A-

Gazetari Fahri Balliu e ka konsideruar trup nga ana e kryeministrit të Shqipërisë të deklarojë se është mbi palët, Kosovë e Serbi, pasi sipas tij, Shqipëria pa ngurim duhet të ishte në krah të Kosovës.

I ftuar në “Çim Peka Live” në Syri TV, Balliu thotë se Edi Rama bëri draft pa ia kërkuar askush.

Sipas Balliut kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ngatërruar prioritetet e rregullave të diplomacisë teksa dërgoi kryetarët të shoqëruar me policë në Veri.

“Albin Kurti ka bërë një gabim, që ka ngatërruar prioritetin. Albin Kurti nuk duhet t’i kishte çuar kryetarët me policë atje. Në diplomaci ka prioritete dhe ky ka ngatërruar prioritetin. Ai me ndërgjegjen e vet dhe publikime të tjera, thotë që ka pyetur, dikush tjetër thotë që s’ka pyetur. Ka pyetur apo s’ka pyetur, kjo është një përgjegjësi që do t’i mbetet Albin Kurtit, por kaq.  Gjithë të tjerat janë përpjekje të niveleve të larta  agjenturoro-politike  për të sulmuar dhe ngatërruar fatin e Kosovës me këto incidente, të cilat jo vetëm që kanë zotin mbi krye që quhet Amerikë dhe që nuk do të katandisen e të bien në dorë  që ‘për inat të sime vjehrre, të djegim shtëpinë’.

Dje në deklaratën e Eskobarit që thotë ‘e pres draftin nga qeveria e Kosovës’ dhe nuk ka thënë që t’ma japi ky (Edi Rama). Ky nuk mund të marrë pozicionet që ka marrë  qëkur ka deklaruar që jam miku i Vuçiçit, qëkur bënë ato ‘krushqirërat’ e urrejtjes mbi udhëheqësit e Kosovës dhe deri tek kjo përpjekje që ne e dimë shumë mirë se ç’do të thotë kjo ndërhyrje e tij dhe ideja që ky do të qëndroja mbi palët. Është e turpshme për një udhëheqës shqiptar  që të thotë se është mbi palët. Dmth Kosova dhe Serbia janë njësoj dhe ky është mbi palët?! Jo zotëri, udhëheqësi i Shqipërisë, i zgjedhur majtas apo djathtas, me përjashtim të Enver Hoxhës, është me Kosovën.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco