Lajmi i fundit

Ilir Meta sonte në ‘Çim Peka LIVE’ për të thënë të vërtetat e tij

Vangjush Dako dërgohet në Durrës te Koka dhe Bllako/ Konfirmohet denoncimi i Berishës

Vangjush Dako dërgohet në Durrës te Koka dhe Bllako/ Konfirmohet denoncimi i Berishës

20:57, 08/06/2023
A+ Aa A-

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vagjush Dako i akuzuar për shpërdorim detyre, është dërguar në paraburgim në Durrës.

BW raporton se Vangjush Dako ndodhet në të njëjtin vend me ish-ministrin Lefter Koka dhe me ish-deputetin e PS, Alqi Bllako.

Kujtojmë se GJKKO caktoi sot për Vangjush Dakon masën ‘arrest në burg’.

Një lajm i tillë ishte lajmëruar nga kryetari demokrat, Sali Berisha, që ditën e arrestimit të Dakos.

"Në burgun e Durrësit është bërë gati dhoma tek sektori shëndetësor. Përderisa po hetohen nga SPAK-u, duhet të qëndrojne ose tek 313 ose 302. Ai sektor po bëhet burgu i VIP-ave dhe të kujton paraburgimin e Eskobarit ku ishte ky që i përcaktonte kushtet....," denonconte Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco