Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Ja kush e ka shkruar draftin e Ramës për Kosovën

Ja kush e ka shkruar draftin e Ramës për Kosovën

20:54, 08/06/2023
A+ Aa A-

Prej kur doli kryeministri i Shqipërisë dhe shpalli një draft sekret për asosacionin në Kosovë, në gjithë hapësirën shqiptare dhe jo vetëm, është ngritur një pyetje: Kush ia ka shkruar Edi Ramës draftin?

Politikanë e gazetarë në të dy anët e kufirit janë të shqetësuar për një draft që ka përfunduar në dy nga kancelaritë më të rëndësishme të Europës, Francë dhe Gjermani, pa u konsultuar me askënd- draft top secret.

Zëri i Amerikës gjithashtu ka ngritur këtë pikëpyetje se kush ia ka shkruar Ramës draftin sekret.

Vetë Edi Rama deklaroi se bëhet fjalë për një dokument konfidencial, i cili merr në konsideratë që asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet apo konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Gjithashtu ai ka pohuar se nuk është konsultuar fare me askënd as në Shqipëri as në Kosovë për draftin, e ka konfidencial.

Në fakt nuk është kaq e vështirë përgjigja e kësaj pyetje po të kthehmi pak pas në kohë.

Në vitin 2018, Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi dhe njëra ndër mbrojtëset më të zëshme të Kosovës, Sonja Biserko, denoncoi skenarin për shkëmbimin e territoreve Kosovë – Serbi. Skenar të cilin e mbështeste publikisht treshja Vuçiç-Thaçi-Rama, të cilëve u qëndronte nga pas, njeriu hije, Soros.

Këtë plan Xhorxh Soros ia kishte deleguar djalit të tij Aleksit, të cilin Edi Rama së fundi, vetëm brenda 20 ditësh, e ka takuar dy herë.

Njëherë në Tiranë fill pas 14 majit dhe e dyta në Bratislavë, kohë kur konflikti në Veri të Kosovës ishte ndezur.

Në Bratislavë Rama nuk e quajti shqetësues afrimin e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën.

Ditët rrodhën dhe bashkë me to edhe ngjarjet.

Si një rrufe në qiell të hapur erdhi reagimi i parë i ashpër ndaj Albin Kurtit, pas vendosjes së kryetarëve të rinj të komunave në selitë e tyre në Veri, dhe ky reagim erdhi çuditërisht nga Anthony Blinken, Sekretari Amerikan i Shtetit.

Po pse vallë kaq i ashpër Blinken me Kurtin kur SHBA-ja ka meritën kryesore të pavarësisë së Kosovës?

Ky reagim ndoshta mund të kuptohet nëse marrim në konsideratë akuzat e shpeshta nga ish-zyrtarë të lartë në SHBA për lidhje të forta të Blinken me familjen Soros.

Madje Richard Grenell ka thënë në intervistë të para disa ditëve se të gjithë e dinë ndikimin e Sorosit te Blinken dhe askush nuk flet.

Familja Soros nuk ka ndikim vetëm mbi Blinkenin.

Pak ditë më parë, Alex Soros u takua me zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris. Alexi e publikoi takimin në mediat sociale dhe mburrej që kishte mike Kamala-n.

A janë të gjitha këto rastësira dhe ç’hyn lidhja e Soros me Blinken e zëvendëspresidenten Harris?

Plani i Soros për ndarjen e Kosovës ishte në fillim një draft sekret dhe më pas u  bë publik. Kundërshtimi i këtij plani nga Sali Berisha solli edhe non grata. Gjë e cila po përflitet sot edhe për Albin Kurtin.

Miqësia e Ramës dhe Vuçiçit me Sorosin është publike dhe e pranuar me krenari nga dyshja.

Nëse bashkojmë gjithë këtë pazëll, a është shumë e vështirë për të kuptuar se kush ia ka shkruar Edi Ramës draftin sekret për Kosovën???

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albi09/06/2023 08:28

Akoma se keni marre vesh qe Rama eshte korruptuar nga soros ku ka marre me miliarda lek e tani do beje sic thone ata. ka mbaruar kjo pune, deri sa te jet kryeminister do jet kunder Shqiperise e Kosoves

Shto koment

Denonco