Kreu i deputetëve të LDK - Edi Ramës: Kompetente për propozim të asociacionit është veç Qeveria e Kosovës

Kreu i deputetëve të LDK - Edi Ramës: Kompetente për propozim të asociacionit është veç Qeveria e Kosovës

14:38, 08/06/2023
A+ Aa A-

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, është përfshirë në debatin që po bëhet pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ka dërguar një draft-statut të Asociacionit në Gjermani dhe Francë.

Gashi i LDK-së e ka kundërshtuar këtë lëvizje të Edi Ramës, duke thënë se kompetente për propozime të draft-statutit të Asociacionit është vetëm Qeveria e Kosovës dhe asnjë qeveri tjetër.

“Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër.” – ka shkruar Gashi në Facebook.

Ky nuk është reagimi i parë nga Kosova pas propozimit të Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli 08/06/2023 15:27

Vetem nje qendrim i unifikuar i faktorit politik ne Kosove ndaj bojkotit te listes serbe ne zgjedhje qe u organizuan, u mbeshteten dhe u vleresuan nga ana nderkombetareve , qendrimit ndaj atyre qe sulmuan institicionet lokale dhe forcat e kforit si edhe nje qendrimi ndaj formes se asosacionit konfirmon integtitetin e Kosoves. Protoganistet qe duan te perfitojne nga çdo gje e ne çdo rrethane duhen bojkotuar e pse jo i duhet treguar edhe vendi. Mbeshtetja nuk eshte per Albinin por per ruajtjen e territorit te kosoves dhe parandalimin e bosnjezimit te saj.Shteti i Kosoves duhet te ushtroje autoritetin e tij ne çdo cep te kosoves ku banojne shtetasit e saj qofshin Shqiptare apo Serb apo Turq ose Bullgar.

Shto koment

Denonco