BIRN: Kryeministri Rama mban anën e Serbisë në konfliktin me Kosovën

BIRN: Kryeministri Rama mban anën e Serbisë në konfliktin me Kosovën

14:20, 08/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri shqiptar Edi Rama mbajti anën e Serbisë në konfliktin me Kosovën për komunat në veri gjatë një konference për mediat të mbajtur të enjten në Tiranë.

“Është e pakuptueshme arsyeja e ngurrimit të autoriteteve të Kosovës për deskalimin e një situate që dukshëm çdo ditë dhe çdo orë e humbura e madhe është Kosova”- tha ai duke shtuar se “Serbia po bën atë që ka bërë dhe herë të tjera, ndërsa Kosova po bën diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë”.

Sipas kryeministrit shqiptar Kosova po fajësohet botërisht për qëndrimet ndaj situatës duke paralajmëruar sanksione të aleatëve ndërkombëtare ndaj saj.

Rama, të cilit vetëm dy ditë më parë iu arrestua një prej bashkëpunëtorëve të afërt me akuza të shpërdorimit të detyrës, u vetofrua me një zgjidhje, që ai e cilësoi një draft për asosacionin e komunave në Veri të Kosovës, që banohen me shumicë serbe.

“Dje ua kam përcjellë Scholz dhe Macron një draft të Asosacionit, për të cilin kam vënë në dijeni edhe Charles Michel dhe palën amerikane”- njoftoi Rama duke mos dhënë detaje për përmbajtjen e draftit, i cili sipas tij ishte punuar nga ekspertë amerikane nëse do të vinte një rast i tillë mes dy shteteve.

“Në këtë rast i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë, pasi palët nuk po merren më vesh se kush duhet ta shkruaj këtë tekst, dhe jo më të merren se ça duhet të ketë teksti”- këmbënguli Rama në qëndrimin e tij.

Ai pranoi se draftin nuk e ka konsultuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke theksuar se “nuk është fati i Kurtit sot në lojë, por i Republikës së Kosovës”.

Deklarata e Ramës solli reagimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili drejton sot një pjesë të opozitës, i cili e konsideroi qëndrimin e tij si ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës.

“Ky akt përbën ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës, në emër të Beogradit, akt më i shëmtuari në historinë e marrëdhënieve të dy vende, që nxit dhe nuk qetëson konfliktin”- tha ai në një deklaratë për mediat të enjten duke e etiketuar Ramën si “argat të Vuçiç”./ BIRN/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco