Ish-ministrja Haradinaj: Rama në shërbim të ndarjes së Kosovës

Ish-ministrja Haradinaj: Rama në shërbim të ndarjes së Kosovës

13:40, 08/06/2023
A+ Aa A-

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka reaguar pasi  kryeministri Edi Rama bëri të ditur se i ka dorëzuar kancelarit gjerman dhe presidentit francez një version të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në postimin e saj në Facebook, Haradinaj shkruan se agjentët e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive.

'Pra tash ‘agjentët’ e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Të mos gabohemi. Qëllimi mbetet i njëjtë: ndarja e Kosovës!!', shkruan Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco