'Kosova vetëm me qeverinë Amerikane!'

'Kosova vetëm me qeverinë Amerikane!'

13:36, 08/06/2023
A+ Aa A-

Ish-drejtori i Institutit të Studimeve të Inteligjencës dhe Sigurisë, Shkëlqim Berisha ka reaguar për situatën e tensionuar në veri mes Kosovës dhe Serbisë dhe presionet ndaj qeverisë kosovare nga ndërkombëtarët.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka theksuar se për çështjen e sigurisë kombëtare, kryeministri Albin Kurti duhet të rakordohet me aleatin tonë strategjik ShBA dhe vetëm me përfaqësuesit zyrtarë të saj!

Duke u ndalur te arritjet e Kosovës nën drejtimin e Kurtit, ku ky i fundit i referohet si ‘kampione e demokracisë’, Berisha i kujton kryeministrit se të ‘jesh ‘kampion i demokracisë’ do të thotë të jesh inteligjent, inovator, bashkëpunues, besues dhe normalisht patriot!’

Postimi i plotë:

E kam thënë shum herë, jo vetëm për Albin Kurtin, por për të gjithë para tij se, çëshjta e sigurisë kombëtare duhet të rakordohet me aleatin tonë strategjik ShBA, kjo vetëm me përfaqësuesit zyrtarë të ShBA!!! Asnjë këshilltar apo lobist sado i fortë që të jetë në ShBA nuk duhet të prevaloje mbi administratën dhe agjensitë e sigurisë që meren me rajonin tonë!!

Albin Kurti është kryeministër për herë të dytë dhe nuk mund të justifikohet se ka gjetur diçka tjetër nga sa ka pritur!!

Albin Kurti është rivotuar si kryeministër që nuk do të kalonte një Asosacion në kundërshtim me Kushtetutën dhe këtë e dinë të gjithë, por z. Kurti nuk duhet që të marë vendin, nga situatë problematike në lidhje me sigurinë  dhe ta dërgojë në një nivel edhe më problematik, megjithëse standartet demokratike në Kosovë kanë pësuar rritje të theksuara në rajon, duke e vendosur Kosovën në vendin e parë në renditje!!

Është pikërisht kjo e fundit që z. Kurti i referohet disa herë se, Kosova ‘kampione e demokracisë’ në rajon ka bërë xheloze vendet e tjera!!! Ketë fraze, me mirë se ne shqiptarët në anën tjetër të kufirit nuk e kupton kush, pasi e kemi hequr në lëkurën tonë, kur Shqipëria ishte fanar ndriçues në brigjet e Adriatikut, një Shqipëri e izoluar në perfeksion!!

Të jesh ‘kampion i demokracisë’ do të thotë të jesh inteligjent, inovator, bashkëpunues, besues dhe normalisht patriot!!

Shpresoj që z. Kurti dhe të gjitha partitë opozitare të kapërcejnë edhe këtë ngërç të krijuar si pasojë e ndërhyrjes brutale të Beogradit në Kosovë dhe jo vetëm aty!!!

Në të kundërt, mendoj se vetëm një ‘qeveri teknicientësh’ do ta përmbyllte këtë fazë që shpresojmë të jetë e fundit në përmirësimin e marëdhënieve Kosovë-Serbi e cila do ta dërgojë në njohjen e ndërsjelltë të dy vendeve!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco