Drafti Rama-Vuçiç/ Pse Rama i mban sekret ‘ekspertët’ dhe paradoksi me ‘ndërkombëtarët’

Drafti Rama-Vuçiç/ Pse Rama i mban sekret ‘ekspertët’ dhe paradoksi me ‘ndërkombëtarët’

12:49, 08/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, befasoi opinionin publik në Shqipëri dhe në Kosovë kur propozoi një draft për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

Ai u shfaq kontradiktor dhe pavarësisht insistimit të gazetarëve, nuk dha asnjë detaj për këtë draft.

Rama pranoi se nuk është konsultuar me qeverinë e Kosovës për këtë draft.

Por Rama e pranoi se nuk është konsultuar as me parlamentin e Shqipërisë për një propozim të tillë.

Kryeministri nuk pranoi të tregojë se cilët janë ekspertët e këtij drafti, as se çfarë ka shtuar apo çfarë ka pranuar ai në këtë draft.

SYRI TV ka mësuar se një draft i tillë është përgatitur në Beograd dhe ka qarkulluar në aksin Beorgad-Tiranë prej thuajse një jave.

Por përse Rama doli vullnetar për të bërë këtë propozim?

Kryeministri u fsheh pas faktit se drafti është i ndërkombëtarëve. Por paradoksi është se përse Edi Rama, duhej t’ua përcillte ndërkombëtarëve, një draft që e paskan përgatitur vetë ndërkombëtarët?

Ndërkohë mediat e Kosovës e kanë paraqitur këtë si një draft të Edi Ramës.

Rama sulmoi sërish Albin Kurtin gjatë konferencës për shtyp, ndërsa si zakonisht nuk tha asnjë fjalë për mikun e tij personal, Aleksandër Vuçiç.

Sipas tij, Kosova do kthehet në epokën e bronzit, ndërsa kosovarët nuk janë zot shtëpie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco