Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

U hetua për blerje votash, Kapllanaj i Alibeajt fiton tenderin 1.6 mln euro

U hetua për blerje votash, Kapllanaj i Alibeajt fiton tenderin 1.6 mln euro

10:26, 07/06/2023
A+ Aa A-

Boldnews.al

Lidhjet e politikës me biznesmenë sa vijnë dhe po fuqizohen, teksa një farsë në zgjedhjet e 14 majit ishin edhe kandidatët e logos zyrtare të PD-së, të kryesuar nga Enkelejd Alibeaj. Një nga kandidatët e tij ishte edhe Agron Kapllanaj, në Mallakastër. Disa ditë para zgjedhjeve, në zonën e Ballshit pati akuza dhe shoqërime të të afërmve të Agron Kapllanajt, për rrahje dhe blerje votash.

Mes të shoqëruarve dhe të hetuarve ishte edhe Shkëlqim Kapllanaj, pronar me letra i 100 % të aksioneve të firmës “SHKELQIMI 07”, por që në fakt është në pronësinë e Agronit.

Kjo firmë ka fituar me dhjetëra tendera gjatë kohës së socialistëve, ndërsa ka dyshime se me këto para’ të fituara nga tenderat shërben si financuese e klanit Basha-Alibeaj.

Pra, paratë e buxhetit shërbejnë si përçarës të opozitës. Në fakt, kjo nuk është një akuzë vetëm në letra, pasi disa javë nga shoqërimi, vetë Shkëlqimi ka fituar disa tendera. Fillimisht një tender 300 mijë euro në Vlorë për shtrime rrugësh dhe tashmë plot 1.6 milionë euro nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. E thënë më thjeshtë, vartësit e zv.kryeministres i japin para’ “me thasë” firmës së familjes së kandidatit të Alibeajt.

Në datën 5 maj në Mallakastër policia shoqëroi disa persona, mes të cilëve është Shkëlqim Kapllanajn. Fillimisht u raportua se Kapllanaj po blinte vota për llogari të vëllait të tij, Agronit, i cili ishte kandidatit i Alibeajt në Mallakastër për zgjedhjet e 14 majit. Por më pas blutë njoftuan se shoqërimi i tij është bërë në flagrancë pas një sherri mes disa personave. Madje, për këtë ngjarje reagoi edhe vetë kandidati i Alibeajt, Agron Kapllanaj.

“Zbarkimi i të gjithë drejtorëve, terrori dhe presioni që po synohet nga ata që po ndiejnë humbjen, nuk i tremb mallakastriotët. Gjatë gjithë ditës, qyteti është mbushur me persona të panjohur e të armatosur, të cilët janë përpjekur të ushtrojnë presion ndaj qytetarëve. Elementë të keqpërdorur nga mazhoranca si Aranit Dautaj, apo djali i administratorit të Njësisë Administrative Fratar, gjatë gjithë kohës provokojnë mbështetësit dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike, duke provokuar incidente”, shkruante Kapllanaj, i cili nuk mundi dot të bëhej kryetar, pasi humbi përballë Qerim Ismailajt të PS-së.

Megjithatë, financat e familjes kanë filluar të mbushen, teksa ARRSH-ja e ka shpallur fituese firmën e tyre për tenderin me objekt “ndërtim i nyjes Bërzhitë dhe rrugët lidhëse të autostradës Tiranë – Elbasan me komunën Bërzhitë dhe zonat përreth”. Fondi limit i këtij tenderi ka qenë 197.254.215 lekë pa TVSH, ku oferta e firmës fituese ka qenë 166.320.000 lekë. Ky është një nga rastet që edhe humbjet shërbejnë, jo për politikë, por në biznes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco