Prangosja e Dakos, skenar amnistie dhe jo drejtësie.....

Prangosja e Dakos, skenar amnistie dhe jo drejtësie.....

08:33, 07/06/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Durrësi është qyteti ku prej dy dekadash ndërthuren interesat e politikës me krimin e organizuar vendas e ndërkombëtar dhe , Vangjush Dako, ishte lojtar i dorës së parë, mëkëmbës i Edi Ramës në këtë qytet. Askund si në Durrës krimi, politika dhe autoritetet e ligjit nuk kanë bashkëpunuar për tjetërsimin e votës dekadën e fundit, e dosja 339 ishte vetëm maja e ajsbergut. Roli i Vangjush Dakos në zgjedhjet e fundit ishte vendimtar për mazhorancën.

Prangosja e Vangjush Dakos vetëm për shpërdorim detyre lidhur me ndërtimin e një pallati, në një qytet ku pasuri arkeologjike 3 mijë vjeçare me firmën e tij janë varrosur nën betonin e kompanive të tij, janë shenja të një skenari amnistie dhe jo drejtësie. Pak kund si në Durrës, krimi ka diktuar drejtuesit e institucioneve në emër të maksimizimit të votave për dyshen Dako-Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco