Banditët e Bashës tentojnë të godasin deputetët, ofendojnë edhe gazetarët. Bardhi e Sula braktisin mbledhjen

08:14, 07/06/2023
A+ Aa A-

Mbledhja e kryesisë së grupit Basha - Alibeaj ku u vendos për hapjen e garës së menjëhershme për kryetar është shoqëruar me tensione të shumta, përplasje, dhunë verbalë dhe gati edhe dhunë fizike në sallën ku ajo u mbajt. 

Pas përplasjesh të shumta, të parët që kanë braktisur mbledhjen kanë qenë kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi dhe deputeti Dashnor Sula.

Por në daljen e tyre nga ambientet e selisë, banditët e Lulzim Bashes i kanë ofenduar nga familja. 

Më pas Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Bledion Nallbati dhe Helidon Bushati, pasi u larguan nga mbledhja, u ndalën në murin e Kryesisë së Kuvendit nga mbështetësit e Bashës që përgjatë gjithë mbledhjes kanë ushtruar presion duke hapur herë pas here derën e sallës ku po mbahej mbledhja dhe kanë lëshuar ofendime ndaj anetarëve të kryesise që janë kundër hapjes së procesit për garën e kryetarit. 

Militantet që mbështesin Bashën kanë tentuar që të godasin këta deputetë. 

Banditët e Bashës kanë ushtruar dhunë verbale dhe kanë ofenduar edhe gazetarët që raportonin prej ores 18 nga ambientet e jashtme ku mbahej mbledhja e kryesisë.

Çfarë ndodhi në mbledhje?

Pas 8 orësh mbledhje të tensionuar, kryesia e grupit mori një vendim për hapjen e garës së menjëhershme për kryetar dhe mbajtjen e zgjedhjeve në 29 korrik. 

Mbledhja nisi rreth orës 18 të së martës dhe u mbyll rreth orës 2.30 të së mërkurës ku anëtarët e kryesisë u ndanë në dy grupe.

Grupi i deputetetëve, në përbërje të të cilit ishin Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, Jorida Tabaku, Lefter Gështenja dhe Sajmir Koreshi të cilët kërkuan zhvillimin e zgjedhjeve së pari nëpër degë e më pas për kryetar.

Ndërsa grupi i dytë përbëhet nga ish-kryetari i komanduar i partisë, Enkelejd Alibeaj, ish-kandidatët për kryetar bashkie Roland Bejko dhe Agron Kapllanaj si dhe ish-deputeti Xhemal Gjunkshi.

Në fund 17 nga 28 anëtarë të kryesisë votuan propozimin për mbajtjen e zgjedhjeve në 29 korrik. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco