Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Kaçiu: Shqetësim për Studimet Albanologjike se në Akademi nuk garantohet liria akademike!

22:19, 06/06/2023
A+ Aa A-

Kaçiu: Ligji për Akademinë e Shkencave njeh vetëm ekzistencën e njësive të kërkimit, ndërkohë që në kemi funksionuar mirëfilltas si një institucion i Arsimit të Lartë. Ishin institutet që janë të barazvlefshme me fakultetet; ishin  institutet për secilin pranë departamenteve përkatëse; operohej, zgjidheshin strukturat drejtuese në bazë të zgjedhjeve, hyhej pra në thelb."

Debati që ka përfshirë akademikët, studiuesit, intelektualët në vend lidhur me kalimin e Akademisë së Studimeve Albanologjike brenda Akademisë së Shkencave, ka filluar të tërheqë vëmendjen e qytetarëve të zakonshëm që po e ndeshin këtë debat në mediat e ndryshme.

Adi Krasta, drejtuesi i emisionit “A Krasta Show” në SYRI TV kërkoi një përgjigje të shpjeguar thjesht e kuptueshëm, nga studiuesi Ervin Kaçiu i Institutit të Antropologjisë.

Adi Krasta: Ervin, të qëndrojmë tek thelbi i çështjes për të cilën unë kam interes. Pse ka një shqetësim që Akademia e Studimeve Albanologjike do të kalojë tek Akademia e Shkencave? A nuk mund të punojë njëlloj, po efikase, bile të menaxhohet edhe me para ndoshta, punimet e rëndësishme të botuara, pra a nuk mund ta bëjë këtë edhe brenda Akademisë së Shkencave? Pse ka një mërzitje të madhe?

Ervin Kaçiu: Ky është shqetësimi i parë ose mërzitja po themi dhe jo rastësisht edhe ky solidaritet e përkrahje, sepse ajo çfarë cenohet, e parë në thelb është liria akademike. Në Akademinë e Shkencave nuk garantohet liria akademike dhe praktikisht, për nga mënyra se si ka nisur prej fillimit ky proces, pra që në premisë po themi, mbart trajtat e arbitraritetit, një farë arbitrariteti politik sepse ne për shembull, nuk jemi pyetur. Askush prej nesh nuk është pyetur. Nuk janë konsultuar me ne.

Meqenëse u vendos që ne kemi nevojë të ristrukturohemi, minimalisht, edhe për procedurë , edhe formalisht, por edhe për parim për të respektuar një farë dinjiteti të studiuesit (përveçse formalisht që është detyrim ligjor) duhet të konsultoheshin.

E dyta, sepse Akademia e Shkencave, formalisht sot me ligjin me të cilin është rregulluar funksionimi i Akademisë së Shkencave, nuk mundet që të absorbojë këtë strukturë si edhe në mënyrën që ka funksionuar Akademia e Studimeve Albanologjike.

Praktikisht, ligji për Akademinë e Shkencave njeh vetëm ekzistencën e njësive të kërkimit, ndërkohë që në kemi funksionuar mirëfilltas si një institucion i Arsimit të Lartë. Ishin institutet që janë të barazvlefshme me fakultetet; ishin  institutet për secilin pranë departamenteve përkatëse; operohej, zgjidheshin strukturat drejtuese në bazë të zgjedhjeve, hyhej pra në thelb.

Domethënë, kemi dy probleme, një ligjërisht që Akademia e Shkencave (po i referohem bazës ligjore aktuale) nuk mundet pra që të garantojë ekzistencën e kësaj strukture me këtë profil, duke ruajtur ato parime me të cilat ka funksionuar gjithmonë,” nënvizoi studiuesi Ervin Kaçiu./ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

Image

Image

Ndiqni në vijim emisionin e plotë A Krasta Show të datës 6 qershor 2023.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco