VIDEO/ Genc Burimi: Kosova sot ngre zërin ndaj SHBA sepse nuk duan një Donbas të dytë

22:17, 06/06/2023
A+ Aa A-

‘Amerikës i duhet një Edi Ramë që ta ketë mirë me Vuçiçin’.,

Kështu deklaroi gazetari Genc Burimi në një lidhje drejtpërdrejtë nga Parisi, me Adi Krastën në ‘A Show’ në SYRI TV, gjatë diskutimit për situatën në veriun e Kosovës.

Burimi u shpreh se, amerikanëve nuk u duhet një Berishë që është radikal me Vuçiçin, por një Edi Ramë që e ka mirë me Beogradin.

‘Interesi gjeopolitik në Ballkan i SHBA, lidhet sot me Serbinë. Serbia është një vend sot që mund ti bëjë tepër dëm amerikanëve dhe europianëve. Serbia sot është një fuqi baruti dhe mund tu bëjë amerikanëve atë që u bëri Bashar Al Asadi në Siri, ti çojnë një telegram Putinit dhe ti thotë më sill trupat.

Me Serbinë, amerikanët kishin dy mënyra veprimi, ose radikal me sanksione që nuk e zgjodhën, ose me të butë. Por që të bëhesh me të butë me Vuçiçin, amerikanëve në Shqipëri u duhej jo një lider si Berisha, por si Rama i cili tu shkonte pas muzikës amerikanëve, që në këtë moment është ta ketë mirë më Vuçiçin. Jemi komplet në real politikë.

Sali Berisha ka diskurs nacionalist dhe teza populiste që njerëzit e ndjekin si Trump dhe kështu edhe në Kosovë. Deri dje thonin se Amerika çliroi Kosovën, ndërsa Kosova sot ngre zërin ndaj amerikanëve, nuk duam asociacionin, nuk duam të krijojmë një Donbas të dytë’, tha Genc Burimi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco