Arrestim i befasishëm që e dinte gjithë dynjaja

Arrestim i befasishëm që e dinte gjithë dynjaja

21:28, 06/06/2023
A+ Aa A-

Arrestimi i Dakos ka dhjetë ditë që përflitet nëpër korridoret e politikës-medias-drejtësisë.

Rendi i përfoljes është i qëllimtë. Është i tillë sepse Drejtësia në këtë vend është bishti i fundit i kavallit.

Në një vend që ka rënë koncepti i pushteteve të ndara, vendimin e merr politika, ia komunikon medias përpara si thashetheme, pra, teston, më pas urdhëron drejtësinë të presë mandatin e arrestit.

Ky arrestim i ‘bujshëm’ i Vangjush Dakos tregon edhe njëherë që Drejtësia në këtë vend, përkundër iluzioneve të ndonjë ambasadori, komandohet vetëm nga një njeri, i cili është Edi Rama.

Arrestimi i Dakos sikur ai të ishte kapur në flagrancë duke kryer një akt të paligjshëm, thotë gjithçka.

Përse Dako arrestohet me kaq bujë? Dako nuk është në detyrë dhe akuzat nuk tregojnë rast flagrance.

Dako nuk është në detyrë dhe ai nuk ka asnjë mundësi të prishë provat.

Dako thjeshtë mund të referohej në gjykatë dhe rasti të ndiqej sipas një procedure normale. Në rast të ndonjë dyshimi për arratisje t’i sekuestrohej pasaporta dhe kaq.

Juristët do ta sqarojnë, por shumë shpejt do të dalë në dritë të diellit se arrestimi i Dakos për këto akuza është një show.

Dyshimi i parë është se Dakon, për akuzat e ngritura, mund ta përfshijë parashkrimi.

Dhe këtu qëndron edhe e gjithë meseleja e çështjes. Drejtësia ngre qëllimisht akuza të cilat do të rrëzohen lehtësisht nga gjykata dhe Dako të dalë më shpejt se Tahiri nga qelia.

Dhe çështja e gjithë kësaj loje të strukturuar vjen nga mendja e njeriut që kontrollon çdo gjë në këtë vend. Njeriut që thoshte me mburrje se Dako është dhe do të jetë miku im.

Këtij njeriu i duhej zhurmë këto ditë. Sepse kush e mban mend ky e ka patur edhe refren kënge ‘zhurmë, zhurmë, shumë, shumë zhurmë..’

Lirimi i Saimit Tahirit kishte nevojë të shoqërohej me një zhurmë të madhe dhe Gjushi i vogël ishte personi ideal për të shkaktuar zhurmën e madhe, sepse të mëdha ka gjëmat e të vogël ia ka gatit ‘heqjen’ miku i tij i ngushtë (Rama).

Gjushi e di që për shokët e ngushtë do të bëhet ndonjëherë ndonjë sakrificë dhe shkoi u dorëzua vetë në polici, nuk u arrestua siç regjimi sajoi lajmin.

Në fund të zhurmës të gjithë do të dëgjojnë refrenin tjetër, kjo ishte loja, kjo është drejtësia e re.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco