Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

Dako, 'gjylja' në këmbën e Ramës apo një pazar politik?

Dako, 'gjylja' në këmbën e Ramës apo një pazar politik?

21:10, 06/06/2023
A+ Aa A-

Nga Oerd Bylykbashi.

Vallë, pritën sa mbaruan zgjedhjet?

Dako caktoi kandidaten, bëri fushatë për të, u dha njerëzve besim se ai nuk prekej, përdori sistemin tashmë të kolauduar të kontrollit të zgjedhësve dhe blerjes industriale të votave, i ngritur që nga fitorja e tij në 2007 e që asfaltoi çdo standard zgjedhor në 2023.

Sako, pa Dakon, për shumëkënd vlen si një bust anonim pa piedestal. Por ama bashkinë ia rrëmbyen sërish durrsakëve.

Një muaj më parë të dilte ky lajm, kur provat për një krim të 2011-ës i kishin në dosje dhe bashkia sot do të ishte e durrsakëve. Po kush të lë, Rama?!

Nëse ka diçka për të cilën Dako duhej të ishte pas hekurave me kohë, është sistemi kriminal i blerjes së zgjedhjeve.

Durrësi është masakruar nën betonin e Dakos. Skena më e fundit e këtij krimi masiv është projekti i pallateve që e shesin për port jahtesh, i cili zhduk portin e Durrësit. Dako është kallauz i kësaj masakre.

Ndaj nuk ka asnjë habi për arrestimin e tij. Por habi bën se arsye qenka një pallat i vetëm. Ose kjo është një shaka me gjithë atë katrahurë ndërtimesh që ka bërë, ose është fillimi i një honi të errët për Dakon ku çdo leje e tender është një shkallë tjetër për poshtë.

Shumëkush e mendon Dakon si gjylja në këmbën e Ramës që e tërheq poshtë në hon. Lidhja e tyre është siameze, sepse Dako e mbështeti në orët e vështira të opozitës, me para e vota të blera dhe Rama ia shpërbleu duke i dhënë fuqi, pushtet e arrogancë në majat e pushtetit socialist.

Në çdo vend normal, lajmi i sotëm do të komentohej si fillimi i fundit edhe i Ramës. Sigurisht Rama e shet lehtë nëse nuk ka rrugë. Veç nëse i kanë dhënë çelësin e zinxhirit bashkë me njoftimin se Dako do të arrestohej.

SPAK u ndërtua për të qenë një tërmet në këmbët e korrupsionit qeveritar. Dako duhej të ishte ndër të parët e kësisoj do të kishin shpëtuar së paku tri palë zgjedhje.

A do të jetë arrestimi i Dakos fillimi i fundit të tij, apo një pazar politik i Ramës që mbyllet me një raport mjekësor si për Tahirin?

Barrën e provës në sy të publikut e ka SPAK. Përndryshe nuk duhet aspak!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco