VIDEO/ Rama e mban me iso ‘drejtësinë e re’, u thuren vargje polifonike

12:13, 06/06/2023
A+ Aa A-

Drejtësia e re nuk po bëhet qesharake vetëm për faktin se nuk po bën asgjë përballë korrupsionit më të frikshëm qeveritar në historinë e shtetit shqiptar.

Por një video virale, e publikuar nga BW, tregon se si drejtuesit e kësaj drejtësie, shijojnë ushqim e pije në një drekë, kurse një grup polifonik i thur vargje.

Njësoj si me Edi Ramën përpara pak muajsh, ata shijojnë ushqimin dhe vargjet plot me lëvdata për ‘dorën e fortë të shtetit’.

Për grupin që këndon, “të gjithë ata janë yje që ndrijnë”. Dedikimi vjen për Altin Dumanin, Olsian Çelën, Tartar Bazajn, Nurihan Seitin, Bujar Sheshin, Sokol Stojanin, Eloida Goxhin, Zeqir Hodën apo Arta Mandron.

Ajo fakton edhe njëherë akuzat se drejtësia e re ka qenë më shumë gjueti shtrigash ndaj zonave veriore, ndërkohë që të konfirmuar në krye të saj janë më së shumti ata që vijnë nga zona mes Tepelenës dhe Gjirokastrës.

Lexoni tekstin më poshtë:

Labçe do ta ngremë dollinë

Që të gjithë yjet që ndrinë,

që janë ulë në tavolinë

Për qejf të zotit Tartar(ë)

edhe shkurti po bën behar

Se i ka vlerat e rralla

në krye rri Alfred Balla

Trapezën sot na ndriti

sa vjen Nurihan Seiti

Gur i rëndë e burrë tabani

djalë i Çelë është Olsiani

është nipi i Ago Felekut,

flamur në majë të direkut.

Për ligjin zbret si rrebeshi

eksperti i rrallë Bujar Sheshi.

Si rrebeshi e si tufani

na shfaqet Altin Dumani.

Altini mbron të vërtetën,

për peshqit ka hedhur rrjetën.

Shikon nëpër kabinete,

ata që bëjnë qeramete.

Po këtu është dhe Aida,

në ballë të kovës plot sfida.

Vajzë e zgjedhur nga Lekdushi,

shpërthen flaka, kërcet prushi.

Unazë me gurë xhevahiri,

ku ka vënë dorën Zeqiri.

Këtu ku ndodhet Stojani,

për të ka nevojë vatani.

Ku rri toka, është ekspert e

dhe kur qesh edhe kur flet…

Urojnë urimet e zjarrta,

bijë e Vlorës mbetet Arta.

Arta e Sinan Balilit,

ta deh si hëna pranë yllit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco