Rasti i Vangjush Dakos: Yuri e ‘arreston’, Kim e ‘liron’

Rasti i Vangjush Dakos: Yuri e ‘arreston’, Kim e ‘liron’

11:15, 06/06/2023
A+ Aa A-

Ajo që po ndodh me rastin e Vangjush Dakos është një skenar filmash, do thoshte Elisa e Skënderbeut.

Prej ditësh, mediat janë vendosur përballë shtëpisë së ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos pasi raportohet se Prokuroria e Posaçme, SPAK ka firmosur urdhër-arresti për të, pas presioneve të Yuri Kim, presione që duan të rrisin reputacionin e SPAK.

Por arrestimi nuk po ndodh. E vërteta është kjo.

SPAK ka lëshuar urdhër-arresti me akuzën se ka lejuar shtesë pa leje të një pallati, ndërkohë që gjykata nuk firmos arrestin me argumentin se të gjithë bashkiakët shkojnë në burg me këtë akuzë.

Kujtojmë që vetëm në qendër të Tiranës, Erion Veliaj ka lejuar një kullë me shtatë kate pa leje.

Këtu futet prapë në lojë Kim, ajo që i bën presion SPAK për arrestime, bën sërish presion për mosarrestim, pasi me këtë precedent, Erion Veliaj shkon me burg menjëherë pas Dakos.

I vetmi që shpëton nga kjo akuzë është Rama, pasi ka kaluar afati 10-vjeçar i parashkrimit të veprave penale.

Ndërkohë, Edi Rama në të dy rastet, ccdo skenar e nxjerr të ‘fituar’. Në rast të dënimit të Dakos, precedenti i tij do i heqë qafe edhe Erion Veliajn.

Por edhe nëse Dako shpëton, atëherë Rama mund t’i thotë mikut të tij se e ka shpëtuar. Kujtojmë se Rama e ka pranuar me krenari se Dakon e ka mik, pavarësisht akuzave që i bëhen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco