Berisha: Rama urdhëroi veting me urgjencë për gjyqtaren që liroi Tahirin

Berisha: Rama urdhëroi veting me urgjencë për gjyqtaren që liroi Tahirin

10:36, 06/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një denoncim në lidhje me gjyqtaren Matilda Fetau, e cila dha vendimin për lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, vetëm 3 ditë pasi kaloi vetingun.

‘Veting për lirim! Me urdhër të Ramës ndaj gjykatëses që mbante prej 5 muajsh kërkesën e Tahirit për lirim, iu bë vetingu me urgjencë dhe ajo menjëherë mori vendimin për lirimin e Tahirit nga burgu’, shkruan Berisha në Facebook.

Gjithashtu, kryedemokrati thekson se KPK ka dhënë vendimin brenda ditës për vetingun e gjyqtares Matilda Fetau, ndërkohë që për të tjerët KPK e jep vendimin pas 1 muaji. 

POSTIMI I PLOTE:

Veting për lirim! Këtij i thonë turp-veting!

Me urdhër të Ramës, gjykatëses që mbante prej 5 muajsh kërkesen e Tahirit për lirim, iu bë vetingu me urgjencë dhe ajo ‘të paça e të pritsha’ menjëherë mori vendimin për lirimin e Tahirit nga burgu.

Ky është turp-vetingu që nuk e ka asnjë vend në botë!!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

*****

Doktor, gjyqtarja e Elbasanit e ka mbajtur 5 muaj në dorë dosjen e Tahirit dhe vendimin e ka dhënë 3 ditë pasi kaloi vetingun! Dhe KPK vendimin e ka dhënë brenda ditës së gjykimit, ndërkohe që për të tjerët KPK, vendimin e jep pas 1 muaji! Ju prsh!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco