Kurti: Sa më shumë Serbia të rreshtohet me Rusinë, aq më shumë Perëndimi e trajton me respekt

Kurti: Sa më shumë Serbia të rreshtohet me Rusinë, aq më shumë Perëndimi e trajton me respekt

12:40, 05/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bisedoi të hënën për situatën në veri me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, dhe zëvendësambasadorin gjerman në Kosovë, Matthias Conrad.

Sipas kryeministrisë, palët kanë biseduar për rëndësinë e uljes së tensioneve në veri, si dhe për punën e Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it, në garantim të sigurisë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

“Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe të ndershme para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.

Kurti foli për tensionet në veri edhe në një intervistë për 'The Times'. Kurti ka thënë se Kosova ka nevojë për ndihmën e SHBA, Britanisë dhe BE, por megjithatë theksoi se kjo ndihmë nuk duhet të jetë në drejtim të qetësimit të autokratëve.

“Sa më shumë Serbia të rreshtohet me Rusinë, aq më shumë Perëndimi e trajton Serbinë me respekt dhe tolerancë më të lartë në krahasim me mënyrën se si e trajton Kosovën. Ne dëgjuam të gjitha kërkesat e Perëndimit, u përmbajtëm nga pretendimi për gjenocid kundër Serbisë, bëmë marrëveshje dhe lëshime të papërshtatshme…por Serbia mbetet një kandidate kryesore për në BE, pavarësisht se ka thyer marrëveshjen e Ohrit. Ne e kemi parë Perëndimin, BE dhe SHBA po heshtin për këtë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco